970×90
970×90

Mariah Carey publikon një këngë të re për Krishtlindje

Mariah Carey publikon një këngë të re për Krishtlindje

“All i want for Christmas is you”, është kënga e Mariah Carey-t, që u bë e pandashme nga netët festive, dhe le të themi një simbol për Krishtlindjet.

Por, duket se këtë vit do të zëvendësohet me një tjetër këngë, ‘Fall in love at Christmas’. Në një duet me këngëtarin Khalid, Mariah Carey ka publikuar sot, më datë 5 nëntor, një baladë dashurie.

“Fall in Love at Christmas, do të dalë këtë të premte!” Ka shkruar Khalid në Instagram. “Jam shumë mirënjohës që kam punuar me dy legjendat @mariahcarey & @kirkfranklin Mezi pres që të gjithë ta dëgjojnë!”

Për vetëm katër orë pas publikimit, kënga numëron rreth 70 mijë klikime.

Related posts