![Maqedonia i’a ndalon hyrjen Ahmed Kalajes](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/3CF53CD3-F07A-4D39-B178-5B6EC29D07AF.jpeg)
Hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur vet hoxha në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe dokumentacionin që i ka dorëzuar policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Qafthanë”.
Siç shihet edhe në dokument hyrja e tij në Maqedoni paraqet rrezik për sigurinë e shtetit.
Ndryshe hoxha ishte i ftuar sonte të merr pjesë në njërën nga xhamiat e Shkupit në netët e fundit të Ramazanit ku ligjeron homolgu i tij Zekirija Bajrami.