
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se këtë mëngjes Komisioni për Sëmundje Infektive ka sjellë propozim-vendim për hapjen e kufijve me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, pa teste PCR.
Nga MSH thonë se sipas analizave, për momentin nuk ka indikacione, gjegjësisht nuk ka numër të lartë të raste të importuarave në vend me COVID-19 nga këto shtete. Sipas kësaj, nuk ka rrezik që të hapen kufijtë pa test për COVID-19.
“Në Bashkimin Evropian të gjithë kufijtë për lëvizje janë pa test PCR”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ky propozim do të dorëzohet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila duhet ta miratojë dhe të hyjë në fuqi.