
Kosova e zhvillon nesër ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut në “play-offin” e Nation League.
Nesër me fillim nga ora 20:45, në stadiumin e modern të Shkupit, Maqedonia e Veriut pret Kosovën, në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off
Para kësaj ndeshje edhe bastoret kanë vendosur kuotat e tyre.
Duke pasur parasysh që luan si vendas, Maqedonisë i është dhënë një avantazh në kuotat e bastoreve për ndeshjen kundër Kosovës.
Fitorja e Maqedonisë ka kuotën 2.45. Barazimi është 3.10, ndërsa triumfi i Kosovës në Shkup, ka kuotën 3.00
Një fitore e mundshme në këtë takim do t’i siguronte finalen e madhe dhe mundësinë jetësore për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’ që do të zhvillohet verën e ardhshme.