970×90
970×90
970×90
970×90

Manjati rus habit Turqinë me jahtin e tij

Manjati rus habit Turqinë me jahtin e tij

Anijet turistike dhe jahtet luksoze nuk janë asgjë e re për Bordrumin në Turqi, një destinacion popullor për pushuesit pasanike.

Por kur Ocean Victory, një super jaht i manjatit rus të çelikut Viktor Rashnikov – u ankorua në bregdetin e qytezës në jugperëndim të Turqisë, tërhoqi vëmendjen e vendasve dhe turisteve.

Jahti, 6 katesh, 144 metra i gjatë me vlerë 300 milionë dollarë është një prej me të gjatëve në botë. Ka 7 hapësira qëndrimi, dy platforma dhe një hangar për helikopterët, një nëndetëse, 6 pishina 14 kabina për të ftuarit dhe një zone SPA-je. Rashnikov shoqërohej nga familja e tij, përfshirë vajzën dhe nipërit.

Për bizneset lokale, vizita e manjatit ishte e artë. Pasi shpenzoi gati 62 mijë e 800 dollarë në dyqanet e Bodrumit, miliarderi e ankoroi jahtin në portin Kussadasit për t’u furnizuar me karburant. Të pranishmit janë habitur nga fakti se 23 bote u vendosën në radhë për të furnizuar mjetin me 300 milionë dollarësh, për një total prej 518 tonë.

Related posts