Kur Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ishin në fillimin e lidhjes së tyre, ishte ish bashkëshortja e biznesmenit ajo që bëri bujë në media me një reagim të saj.
E, duket se mallkimi i ish bashkëshortes së Fisnik Sylës po e përndjek këngëtaren Fjolla Morina, shkruan Reporteri.net.
“Atyre që deshtën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”, ishin fjalët e saj që reagim pas këtyre fjalëve bëri edhe vet këngëtarja.
Kujtojmë se Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.