
Nje aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Vorës. Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Benz” dhe “Volkswagen”.
Si pasojë e impaktit makinat janë bërë copash ndërsa njëra ka dalë jashtë rrugës, ashtu siç tregojnë dhe pamjet e siguruara nga Oranews.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar rëndë nga aksidenti. Një person ka mbetur i plagosur lehtë. Për shkak të incidentit në autostradë është bërë një varg i gjatë trafiku./Express


