970×90
970×90
970×90
970×90

Makina fluturuese fiton certifikimin e vlefshmërisë ajrore

Makina fluturuese fiton certifikimin e vlefshmërisë ajrore

Autoriteti Sllovak i Transportit ka pajisur me certifikatë të aftësisë ajrore një makinë fluturuese që kap shpejtësi mbi 160 kilometra në orë dhe lartësi mbi 2 mijë e 500 metra.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se e ashtuquajtura AirCar është e pajisur me një motor BMW dhe punon me karburant të rregullt me ​​pompë benzine.

Ndërkohë, i duhen dy minuta e 15 sekonda për t’u shndërruar nga makinë në mjet fluturues.

Lidhur me certifikimin, mësohet se ai ka ardhur pas 70 orëve testime fluturimi dhe më shumë se 200 ngritjeve dhe uljeve.

“Certifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase”, ka dalluar krijuesi i saj, Stefan Klein.

Sipas tij, “është zyrtare dhe konfirmimi përfundimtar i aftësisë sonë për të ndryshuar përgjithmonë udhëtimin në mes të distancave”.

Makina fluturuese, në muajin qershor, përfundoi një fluturim 35-minutësh midis aeroporteve ndërkombëtare në Sllovaki.

Për “BBC”-në, kompania ka bërë me dije se planifikon “të fluturojë në Londër nga Parisi në të ardhmen e afërt”.

Hulumtuesi i sistemeve të avionëve, Steve Wright, ka thënë se lajmi ishte “një hap i mirë në rrugën e duhur” për kompaninë.

Si një optimist i kujdesshëm, ai ka veçuar se AirCare ka ende një rrugë për të bërë.

Për sa i përket makinës fluturuese, ajo ngrihet dhe ulet si një avion konvencional dhe kërkon patentë piloti për të fluturuar.

Një sërë kompanish po punojnë për shërbime taksi ajrore pa pilot me fluturim autonom dhe ulje-ngritje vertikale.

Promovuesit shpresojnë se do të jenë një formë e përshtatshme dhe fleksibël transporti.

Madje, disa po tërheqin investime të konsiderueshme.

Related posts