970×90
970×90

Madonna po kërkon kuzhinier, pagesa vjetore 125 mijë euro

Madonna po kërkon kuzhinier, pagesa vjetore 125 mijë euro

“Kërkohet një shef kuzhine me eksperiencë që do të punojë në një shtëpi private të klientëve VIP. Ai/ajo do të duhet të jetë i gatshëm të zhvendoset sa herë i kërkohet në qytete të ndryshme të botës.

Shefi i kuzhinës duhet të dijë të përgatis kosher (ushqim hebraik)”, shkruan në njoftimin e ueb-faqes së Talent Private Staff, një agjenci punësimi online për personel shtëpiak me prestigj.

Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se këtë konkurs e ka hapur këngëtarja me famë botërore, Madonna.

(Getty Images)
Sipas mediumeve, mbretëresha e muzikës Pop është e gatshme të ndaj 100-125 mijë euro në vit për kuzhinierin.

“Ushqimet e preferuara të klientit janë: kuzhina italiane (rizoto është i preferuari), kuzhina aziatike: sushi, sashimi, pjatat klasike evropiane dhe amerikane, shkruan më tutje në njoftimin.

Nisja e aktivitetit është parashikuar të jetë muajin e ardhshëm dhe fillimisht do të punojë në Lisbonë.

Theksojmë se Madonna jeton aktualisht në Portugali, ku biri saj, 13-vjeçari David po stërvitet për t’u bërë një futbollist profesionist, por banimi i saj kryesor mbetet ai londinez në Mayfair. /Telegrafi/

Related posts