
Edhe Madonna ka folur për koronavirusin.
Interpretuesja e shumë hiteve, Madona ka dhënë një mesazh lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.
Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një postimi në Instagram, të cilin e ka realizuar në vaskë.
“Koronavirusit nuk i intereson se sa i pasur ose i famshëm je”. Ajo e konsidëron atë “barazuesin e madh” dhe shton se “ajo që e bën atë të tmerrshëm” por edhe “të mrekullueshëm” është se “na ka bërë të gjithëve të barabartë”, u shpreh ajo.
“Në fund të natyrës njerëzore jemi të gjithë në të njejtën anije” thotë Madona dhe “nëse anija fundoset do të fundosemi të gjithë me të”, ka perfunduar Madonna.