Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Madonna, gjatë ditës së djeshme (e hënë) ka festuar ditëlindjen e 62-të.
Në festën e organizuar, ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i shoqërisë së saj, përfshirë edhe i dashuri 26 vjeçar, shkruan Daily Mail.
Ajo tashmë ka filluar të ndajë imazhe të ndryshme nga festa, ku në disa prej tyre shihet se kanë konsumuar lëndë narkotike.
“Mirësevini në Xhamajkë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e albumit me fotografi.
Çifti përndryshe janë shfaqur tejet të lumtur, ndërsa arsye tjetër për të festuar ka qenë edhe 10-vjetori i largimit të saj nga ‘Interscope’.
Ndërkaq, sa i përket projekteve muzikore, Madonna është rikthyer në top lista, nga bashkëpunimi me Dua Lipën dhe Missy Elliott.