
Ish-senatori republikan Bob Dole, në moshën 95 vjeçare, u ngritë nga karroca me ndihmë, për ta respektuar ish-presidentin e ndjerë George H Bush.
Në këto pamje, mund të shihni si Dole ndonëse në moshë dhe i lodhur, duke e ndihmuar, ngritët në këmbë para arkivolit të Bushit në Uashington, transmeton GazetaProjekti.
Dole, nuk mund të ecë më, mirëpo, përmes një ndihmësi u ngritë në këmbë për të nderuar të ndjerin, ish-presidentin.
Pasi u ulë në karrocë, ai për disa çaste as nuk mund t’i mbante lotët.
Ndryshe, Bush dhe Dole konkurruan kundër njëri-tjetrit në GOP të vitit 1988.
Bush përfundimisht fitoi presidencën, ndërsa Dole qëndroi në senat dhe më vonë sfidoi ish-Presidentin Bill Clinton në vitet 1990.
“Shumë njerëz dyshuan se unë mund t’i shërbeja Presidentit pasi kemi pasur një fushatë mjaft të ashpër, por nuk ishte e vërtetë – për shkak të njeriut që ai ishte, jo për shkak të tij”, kujton Dole.
“Jam krenar që isha udhëheqësi i tij në senat, sepse më pëlqente ajo për të cilën ai qëndronte”, ka shtuar Dole.
Shikoni më poshtë pamjet.