
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka tri pika kryesore të temave për vizitën e tij të planifikuar në Serbi.
Mbështetja për çështjen e caktimit të kufijve, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak janë tri pikat kryesore të pakos me të cilën presidenti francez Emmanuel Macron do ta vizitojë Beogradin më 16 korrik.
“Se nuk është një politikan i cili ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjes së Kosovës, Macron e ka demonstruar edhe në samitin e Berlinit, ku sipas mediave franceze dhe gjermane, hapur dhe fuqishëm ka qëndruar përballë kancelares gjermane, Angela Merkel”, shkruan portali serb “Telegraf”, transmeton lajmi.net.
I NGJAJSHËM
Macron thuhej se në Samitin e Berlinit kishte kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Por, Haradinaj kishte një kundër kërkesë për Macronin duke i kërkuar ta bind Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Telegraf” shkruan se Franca do të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Serbisë. Macron para vizitës së tij në Beograd do të ketë mundësi të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Paris për raundin e dytë të Samitit. /Lajmi.net/