970×90
970×90
970×90

Macron ‘dridhë’ Beogradin: Kosova është shtet i pavarur

Macron ‘dridhë’ Beogradin: Kosova është shtet i pavarur


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është duke qëndruar për vizitë në Beogard. Atje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Indeksonline. 

Pas takimit, ata kanë dal në konferencë për media, ku kanë folur edhe për Kosovë. Macron në konferencë e quajti Kosovën shtet të pavarur evropian. 

Franca dëshiron që të arrihet marrëveshja. Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe dëshirojmë kjo të kthehet në realitet”, ka deklaruar Macroni. 

Ai po ashtu ka treguar që do të organizoj një takim mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, Vuçiq tha se për Francën, Kosova është e pavarur. 

“Për Francën, Kosova është e pavarur, por jo për Serbinë. E di se për serbët kjo deklaratë vështirë pranohet, por duhet ta kuptojmë këtë. 

Nuk jam këtu të flas keq diçka për shqiptarët apo për këdo tjetër. Jam këtu për paqe”, tha Vuçiq.

Related posts