Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi sot janë bërë 1 vit prej dhunës në veri ku u sulmuan Policia e Kosovës, KFOR-i e gazetarët e pranishëm.
Nga LVV thonë se insistimi i Institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë.
“Sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm. Në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme. Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim në Facebook.