970×90
970×90

Lutfi Haziri i reagon Astrit Haraqisë

Lutfi Haziri i reagon Astrit Haraqisë


Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka shfaqur ambiciet e tij për të qenë i pari i kësaj partie gjatë zgjedhjeve të brendshme të cilat janë shpallur javën e kaluar, ka thënë se LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike.

“LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike. Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre. Zgjedhje, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut…”, është mesazhi i Hazirit në Facebook.

Astrit Haraqija, ka thënë se nuk mendon që Isa Mustafa do të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të LDK-së.

Ai këto komente i bëri në emisionin Zona B, duke shtuar se në kohën e Rugovës, LDK-ja asnjëherë nuk iu ka ikur përgjegjësive parlamentare, shkruan Klan Kosova.

“Unë nuk mendoj se Isa Mustafa do të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të LDK-së. Ndërsa nuk mund të vijë dikush prej rrugës dhe të bëhet brenda natës kryetar i LDK-së”.

“Nuk është korrekt që Sabri Hamiti mos me qenë sot deputet në parlament sepse ai është akademik, kjo është e turpshme. Unë nuk pajtohem me përjashtimin e politikanëve të vjetër sepse ata janë investim dhe ata njerëz nuk mund të hidhen poshtë”.

“LDK-ja asnjëherë nuk ka ikur nga parlamenti. Ka pasur raste kur i kemi fituar 60 për qind të votave dhe postin e Kryeministrit ia kemi dorëzuar Bajram Rexhepit. Mirëpo kjo që po ndodhë sot nuk është frymë Rugoviane”.

“Agim Veliu është ndër njerëzit më të fuqishëm brenda LDK-së. Kësaj partije i duhet një njeri i cili kryen punë më shumë në terren se sa që del nëpër media”.

“Presidenti Rugova thoshte se LDK-ja duhet të jetë e familjarizuar. Ata duhet takuar së paku një herë në javë dhe unë tani nuk i shoh ata duke e bërë këtë”.

“Kryetari i LDK-së duhet të jetë dikush që e njeh strukturën. Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Agim Veliu dhe Kujtim Shala e dinë se çka kërkon elektorati. Këto katër figura e dinë si duhet krijuar një koncept ku bashkohen të gjithë strukturat”.

Related posts