
Vjosa Osmani ka bërë të ditur se më nuk është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe se po e shqyrton mundësinë e themelimit të një iniciative qytetare.
Megjithëse nuk tha se me kë do të rrugëtojë në rrugën e re politike, mësohet se Osmani nuk është e vetme.
Burime të Mediafokus.info, portal i afërt me Lutfi Hazirin, kanë bërë të ditur se nënkryetari i LDK’së, Haziri dhe ish-nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, para disa ditësh, në njërin nga lokalet e Prishtinës, kanë mbajtur një takim disaorësh, për t’i harmonizuar qëndrimet rreth rrugës së re politike, por pa LDK’në.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Haziri i cili në facebook ka shkruar:
LDK Bashkë. Beso!