970×90
970×90

Luta i reagon Haradinajt: Qeveria do të bjerë, taksa do të suspendohet

Luta i reagon Haradinajt: Qeveria do të bjerë, taksa do të suspendohet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

“Edhe do të hiqet taksa edhe do të bjerë qeveria. Të dyja bashkë. Nuk ka të bëjë taksa, ka të bëjë me suspendim jo me heqje, por është qëndrim i partnerit më të madh strategjik me cilat kanë marrëdhënie special dhe të veçanta. Zaten ata po e ruajnë këtë Republikë, zaten ata po e ruajnë atë Republikë. Kështu që duhet me u sill dinjitetshëm me mikun gjithmonë”, tha ai.

Për KosovaPress, Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

“Taksa do të suspendohet, qeveria do të bjerë, përfundimisht. Buxheti është procesi i parë që do ta rrezikon rënien e Qeverisë”, ka përfunduar Haziri.

Related posts