970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Lushaku-Sadriu: Nuk mund të ndalojmë bullizimin në shkolla me një kryeministër që bullizon

Lushaku-Sadriu: Nuk mund të ndalojmë bullizimin në shkolla me një kryeministër që bullizon

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për gjuhën bullizuese në politikë dhe ndikimin e saj negativ në shoqëri, veçanërisht te fëmijët. Në një intervistë në emisionin Pressing në T7, ajo ka shprehur shqetësimin për përdorimin e bullizimit nga figura publike, duke përmendur si shembull kryeministrin e vendit.

“Gjuha bullizuese është e dënueshme, posaçërisht për personalitete publike që kanë peshë. Paramendoni në shkolla – folëm më herët se si ta ndreqim arsimin – ne në shkolla organizojmë fushata kundër bullizimit për fëmijë. Paramendo çfarë shembulli është kryeministri kur numri një i qeverisë, që ka legjitimitet të plotë e fuqi të madhe që qytetarët ia kanë besuar, e gjen fuqinë për të bullizuar të tjerët dhe bëhet shembulli më i keq për fëmijët tanë.” – ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Sipas saj, një qeveri që nuk ka rezultate konkrete, përdor bullizimin për të shmangur përgjegjësinë.

“Si ta luftojmë bullizimin në shkolla kur numri një i qeverisë bullizon të tjerët? Domethënë, kjo është vërtet paradoksale, është e ulët, është agresive në kuptimin që nuk tregon asnjë pikë respekti për qytetarët e këtij vendi. Qytetarët i kanë dhënë votë, ia kanë dhënë 51% me shpresën se do të bëjë ndryshime për vendin, ndërsa katër vjet më vonë, kur e ka shumicën që e ka synuar dhe e ka dashur, e që ia kanë besuar qytetarët, sot nuk ka çfarë të flasë, nuk ka çfarë të prezantojë si rezultate konkrete dhe del e bullizon, sepse s’ka çfarë të prezantojë. Këtu është esenca. Në vorbullën e ikjes nga përgjegjësia, fillon të përqeshë të tjerët, bëhet agresiv dhe këtu dëshiroj të them se jam e shqetësuar për vendin tonë dhe qytetarët, për fëmijët që janë të ekspozuar ndaj një kryeministri dhe udhëheqjeje të tillë.” – ka theksuar ajo.

Lushaku-Sadriu ka treguar se si sjellja e liderëve politikë reflektohet te fëmijët, duke ndikuar negativisht në shkolla.

“Në Prishtinë, në shkollat e kryeqytetit, më kanë raportuar raste ku nxënësit kanë imituar kryeministrin duke hedhur letra dhe duke përsëritur cirkun që ai ka bërë. Kjo është një situatë e mjerë dhe e ulët. Për këtë, ne fillimisht duhet të kemi nivel përgjegjësie për t’u dhënë shembull fëmijëve tanë se çfarë është shteti dhe si duhet trajtuar ai. Edhe oponenti e opozita duhet të trajtohen me dinjitet, pavarësisht numrave. Në mungesë të rezultateve, nuk ka nevojë të kthehemi te oponentët me atë gjuhë.”

Ajo ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi nga liderët politikë, duke theksuar se gjuha e urrejtjes dhe bullizimi nuk duhet të bëhen normë në diskursin publik, veçanërisht kur ndikojnë drejtpërdrejt te gjeneratat e reja.

Jehona Lushaku-Sadriu ka numrin 9 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zgjedhjet Nacionale që do të mbahen më 9 shkurt(të dielën).

Related posts