970×90
970×90
970×90
970×90

Lumir Abdixhiku vizitë në Dukagjin, nderon historinë dhe kontribuesit e luftës për liri

Lumir Abdixhiku vizitë në Dukagjin, nderon historinë dhe kontribuesit e luftës për liri

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë të veçantë në rajonin e Dukagjinit, ku nderoi dëshmorët dhe kontribuesit e luftës për liri, shkruan Gazeta Projekti.

Vizita nisi në Strellc, për të vazhduar në fshatin Kotradiq, ku u zbulua pllaka përkujtimore në ish-Selinë e Shtabit të Brigadës 131 të UÇK-së. Gjatë ceremonisë, Abdixhiku nderoi edhe familjen Sefaj, duke vlerësuar lart kontributin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë luftës çlirimtare.

Më pas, ndalesa vijoi në Baran, ku u vendosën lule te pllaka përkujtimore e ish-Kazermës së Brigadës 131, një simbol i qëndresës së popullit të Kosovës gjatë luftës.

Kryetari Abdixhiku bëri të ditur se vizitat do të vazhdojnë në Klinë, Has, Rahovec dhe Suharekë, ku do të zhvillohen takime të tjera me qytetarët për të nderuar të kaluarën dhe për të diskutuar mbi të ardhmen.

“Është detyrim dhe nder i madh për ne të kujtojmë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës dhe të vlerësojmë familjet që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në këto kohë të vështira,” deklaroi Abdixhiku gjatë vizitave.

Kjo vizitë shënon përkushtimin e vazhdueshëm për ruajtjen e vlerave historike dhe nderimin e trashëgimisë së luftës çlirimtare të Kosovës.

 

Related posts