Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë tubimit të madh në Suharekë, ka ripërsëritur zotimin për mbulimin e shpenzimeve për të porsalindurit, për një vit.
Ai tutje foli edhe për fëmijët e tretë, për të cilin programi i tij ‘’Rruga e Re’’, parashesh 5000 euro.
‘’Sepse, aty ku ata kanë ofruar radhë të gjata për blerjen e librave, ne kemi mësim gjithë ditor për fëmijët kosovarë, shpresën e ardhme të këtij vendi. Shujta të ngrohta, 8 orë në shkollë, fëmijë të dijshëm e të shëndoshë! Aty ku ata kanë ofruar meremetime klinikash e lyerje sallash, ne kemi ndërtimin e Spitalit të Ri në Kosovë. Kushte moderne nga shekulli i ri, përkujdesje me sigurime shëndetësore e me digjitalizim’’, ka thënë Abdixhiku.