Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas tubimit elektoral që kjo parti ka zhvilluar në Kaçanik ka bërë një postim në Facebook ku ka shkruar se në këtë qytet ndodhi ringritja.
Ai thotë se LDK dhe populli janë bërë një, shkruan gazetaprojekti.com
Postimi i tij:
KAÇANIK!
Ringritja ndodhi dhe këtu. Pas një kohe të gjatë, mblidhemi kaq shumë. E paparë! LDK dhe populli janë bërë tashmë një!
Në këtë qytet fisnik, me familje punëtore e qytetarë plot vullnet, gjetëm shpresën për Republikën, siç e kishim projektuar me ta gjithëherë!
Emocion!
Përkushtim!
Ndryshim!
124 është numri ynë!
Kaçaniku po i prinë rendit të gjatë të qyteteve për ndryshim!