
Burime brenda LDK-së bëjnë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, drejt ShBA-ve pritet të udhëtojë me 14 nëntor.
Përveç takimeve me zyrtarë të lartë të DASh, Abdixhiku parashihet të zhvillojë takime edhe me senatorë dhe kongresmenë të ndryshëm amerikanë.
Kryetari i LDK’së bëhet kreu i parë opozitarë që së fundi zhvillon vizitë e takime të rëndësishme në SHBA, shkruan gazeta online Reporteri.net. Ndërkohë që udhëtimi i tij drejt SHBA’ve vjen në një periudhë kur Dialogu Kosovë-Serbi është intensifikuar dhe arritja e një marrëveshje mes dy shteteve parashihet të jetë çështje muajsh, mbase javësh.
Nga LDK, të martën, kanë refuzuar të deklarohen, apo edhe ta konfirmojnë këtë udhëtim të rëndësishëm të shefit të tyre, përtej atlantikut.