Pasi triumfoi në “Sfidën e Kapitenit”, konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi ka pasur në dorë fatin e të gjithë banorëve, përmes një sfide tjetër.
Ai ka mundur që të pranojë ofertën e “Vëllait të Madh” për t’i lënë kutitë e fatit në përdorim dhe automatikisht çmimi të shkojë në 180 mijë euro – ose, t’i asgjësojë kutitë e fatit dhe çmimi të rritet në 200 mijë euro.
Ai zgjodhi mundësinë e dytë, dhe asgjësoi të gjitha kutitë e fatit.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.