970×90
970×90

Lumbardh Dellova prezantohet te Ballkani

Lumbardh Dellova prezantohet te Ballkani

Ballkani ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Lumbardh Dellova.

Dellova ka nënshkruar kontratë trevjeçare, derisa kaloi te “Xhebrailat” pasi ndërpreu kontratën me skuadrën e Hajduk Splitit.

Komunikata e plotë e Ballkanit pa ndërhyrje:

“Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë të negocimeve të prezantojë mbrojtësin, 𝗟𝗨𝗠𝗕𝗔𝗥𝗗𝗛 𝗗𝗘𝗟𝗟𝗢𝗩𝗔 !

23 vjeçari që u shpall kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar , nga dita e sotme do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë.

𝗟𝘂𝗺𝗯𝗮𝗿𝗱𝗵 𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 ka firmosur një kontratë për 3 vite me Ekipin tonë dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje.𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 më parë  është aktivizuar me ekipe si Liria , Prishtina dhe Hajduku Splitit prej ku bashkohet në radhët tona”, shkroi klubi në komunikatë.

Related posts