970×90
970×90
970×90
970×90

Lulzim Basha: Këta janë personat qe e kanë marr peng Shqiperinë

Lulzim Basha: Këta janë personat qe e kanë marr peng Shqiperinë

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e PD-së, kreu i opozitës Lulzim Basha foli se me emra për deputetët, ministrat dhe ish- ministrat e qeverisë “Rama” që sipas tij kanë sjellë rrënimin e vendit.

Basha i përmendi me radhë nga Saimir Tahiri, tek Ahmetaj, Veliaj dhe Qazim Sedjdini.

“Simbolet e kësaj qeverisje janë turpi i socialistëve dhe pengu që i mban ata të kapur dhe të nënshtruar nga krimi dhe droga”,- tha Basha

Sipas tij Saimir Tahiri është simboli dhe thelbi i këtyre 5 viteve, dëshmia tronditëse e dy standardeve të shtetit të Edi Rames.

Fjala e Bashës

Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Evropës. I provuar me dëshmi e me fakte nga antimafia italiane. Mijëra shqiptarë janë në burg ose para drejtësisë për shkelje që i kanë kryer nga halli, nga mbijetesa, për dritat, për ujin.

Simboli tjetër i kësaj qeverisje është Ilir Beqaj, një njeri që është fiksuar në kujtesën e shqiptarëve si i pari mes hajdutëve qeveritarë, i cili kreu krimin më të madh në shëndetësi, duke ia kaluar paratë e shqiptarëve, taksat tona, donatores së partisë socialiste me koncesionin famëkeq të check up-it. Dhe qindra milionë euro të tjera me koncesionet e radhës.

Pengmarrësi tjetër i kësaj qeverie është Ahmetaj i cili me inceneratorët qindra milionë euroshe, po zhvat buxhetin dhe po helmon njerëzit e thjeshtë.

Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri që bashkë me aferat qindra milionëshe të energjisë dhe naftës është kapur në bashkëpunim flagrant me narkotrafikantët për vjedhjen e votave dhe tjetërsimin e rezultatit zgjedhor

Eshte Veliaj që me skemën mafioze të Sharrës mori jetën e Ardit Gjoklaht, bleu prokurorinë dhe tani e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen gjigante të pastrimit të parave të pista.

Është Dako i bandave të Durrësit, simboli i kryebashkiakut mafioz që po rrënon qytetin dhe qytetarët e Durrësit për të mbushur xhepat e tij, të banditëve me të cilët vjedh vota dhe natyrisht të Edi Ramës.

Është Qazim Sejdini që me bandat e tij të heroinës terrorizon qytetarët dhe sulmon policinë.

Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, janë makutët dhe kriminelët që rrëmbejnë çdo ditë pasuritë e thelat e mëdha të buxhetit të shtetit“.

Related posts