970×90
970×90
970×90
970×90

Luftime në mes të forcave siriane dhe militantëve të IS-it në Damask

Luftime në mes të forcave siriane dhe militantëve të IS-it në Damask

Forcat qeveritare siriane kanë avancuar drejt territoreve ku gjenden militantët e Shtetit Islamik në jug të Damaskut, duke synuar që të largojnë militantët nga ky territor, ka raportuar media shtetërore siriane.

Zona në jug të Damaskut, është zona e fundit e kryeqytetit që nuk kontrollohet nga forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Ndërkaq, kryengritësit që kanë qenë në zonat përreth, janë evakuuar në rajonet e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë.

Televizioni shtetëror al-Ikhbariya ka thënë se Qeveria shpreson të izolojë IS-in në lagjen Hajar al-Aswad. Qindra militantë janë ende në Hajar al-Aswad dhe në kampin e refugjatëve palestinezë në Yarmouk.

Militantët e IS-it ishin pajtuar javën e kaluar që të largohen nga këto zona, por deri më tani militantët nuk kanë nisur të dorëzohen.

Grupi militant IS-is ka thënë se Qeveria ka sulmuar nga ajri dhe ka shkatërruar shumë pjesë të këtyre lagjeve.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se prej javës së kaluar, kur nisën luftimet në këtë zonë, shumica e refugjatëve në kampin Yarmouk janë detyruar të largohen për në zona të sigurta.

Related posts