970×90
970×90

Lufti Haziri: Gjithçka gati për nesër

Lufti Haziri: Gjithçka gati për nesër

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilën janë propozuar emrat për postet ministrore.

Derisa i pari i LDK-së, Isa Mustafa është larguar me veturë, nënkryetari Lutfi Haziri ka thënë shkurt se gjithçka është gati për nesër, por pa dhënë ndonjë emër për të cilët janë propozuar në kryesi të partisë.

Ndryshe, nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet për formimin e Qeverisë së re. Kujtojmë se në medie është raportuar edhe për emrat e ministrave, ku befasi është emri i Agim Veliut si ministër i punëve të brendshme dhe ai i Vlora Dumishit si ministre e ekonomisë, shkrun GazetaProjekti

VV dhe LDK kanë arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës, pas katër muaj bisedimesh. /GazetaProjekti/

Related posts