970×90
970×90

Lufta mund të përfundojë në 3 javë – kjo lëvizje do të jetë një vetëvrasje për Rusinë”

Lufta mund të përfundojë në 3 javë – kjo lëvizje do të jetë një vetëvrasje për Rusinë”

 

Këshilltari i presidentit ukrainas tha sot se marrja e kontrollit të Kievit mbetet një prioritet për Rusinë, por një përpjekje për ta bërë këtë do të ishte “vetëvrasje” për Moskën.

Oleksiy Arestovich shtoi se “sulmet aktive” midis dy palëve mund të përfundojnë brenda dy ose tre javësh. Rusia ende nuk ka hyrë në kryeqytetin ukrainas, pavarësisht bombardimeve të forta brenda dhe përreth qytetit që nga fillimi i konfliktit gati katër javë më parë, shkruan Reuters.

Më herët, inteligjenca britanike tha se forcat ruse “kishin një ditë tjetër përparimi të kufizuar, me shumicën e forcave të bllokuara”.

Ukraina thotë se Moska ka pësuar humbje të mëdha në luftë deri më tani, me rreth 15,000 ushtarë të vrarë dhe qindra tanke të shkatërruara gjatë konfliktit.

Këshilltarja e qeverisë ukrainase ka thënë se fuqia e Putinit mund të kufizohet nga njerëzit e tij,  Lubov Cibulska, foli për CNN për një përfundim të mundshëm të luftës, pra opsionin që Rusia të tërheqë forcat e saj nga Ukraina.

“Ne e dimë se ka një rreth të caktuar njerëzish brenda qeverisë që e kuptojnë se kjo luftë po çon në një kolaps Rusinë”, u shpreh këshilltarja e qeverisë.

Related posts