Kosova tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave. Pas ratifikimit të demarkacionit si kriter kryesor për liberalizim të vizave, institucionet e vendit kanë mbetë që edhe kriterin e fundit i cili është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuarë të plotësohet. Aktakuzat e ngritura kundër zyrtarërve të lartë, si duket janë një sinjalë që po punohet në këtë drejtim. Në pyetjen se a është Kosova një vend i korruptuar, nga Gazeta Projekti, Avokati Labinot Vata, thekson se: Korrupsioni është fenomen i përhapur në të gjitha pjesët e botës, dhe të mendosh se korrupsioni është produkt i sistemeve të ndryshme, apo i shprehur në vendet e pasluftës, është një gabim i madh, ajo që i mungon Kosovës është vullneti për ta luftuar korrupsionin, dhe se Kosova po i ikën shpeshherë këtij diskutimi për këtë realitet. Ndër indikatorët kryesor që ndikojnë në rritjen e korrupsionit janë kontrolli i pamjaftueshëm institucional dhe mosfunksionimi i sistemit gjyqësor.
Në pyetjen se a do ta plotësoj Kosova lehtë kriterin e fundit për liberalizim të vizave, e që është lufta kundër korrupsionit: Është imazh jo i mirë për Kosovën, që luftën kundër korrupsionit e ka kriter për liberalizim të vizave. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të duhej të ishte prioritet i shtetit si vullnet, jo si kusht për ta kaluar ndonjë fazë të integrimit Evropian, dhe se duke luftuar korrupsionin, në vend kthehet besimi për ekzistimin e drejtësisë ligjore, krijohet stabilitet politik dhe ekonomik. Avokati Labinot Vata më tej thekson se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mjafton me ngritjen e aktakuzave, sa për të “plotësuar” kriterin e përcaktuar në këtë fazë për liberalizim të vizave, lufta kundër korrupsionit do të duhej të përfundonte me dënimin e personave të korruptuar, sepse vetëm kur të kemi persona të dënuar për korrupsion, do të ndikonte në zvoglimin e rastëve korruptive. /Gazeta Projekti/