970×90
970×90

Luana Vjollca transformohet në një zeshkane atraktive

Luana Vjollca transformohet në një zeshkane atraktive

Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, ka bërë një ndryshim të ri në dukjen e saj.


Duke qenë se tërë kohën jemi mësuar ta shohim si një bionde tërheqëse, ajo së fundmi ka vendosur të bëjë një transformim, duke u shndërruar në një zeshkane.

E njëjta ka realizuar fotosesionin e ri, me anë të të cilit prezanton pamjen e re njëherësh vë në pah edhe figurën trupore.

E veshur me fustanin e shkurtër të lëkurës dhe flokët e zeza, Luana mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve.

“Pa panik”, ka shkruar në postimin e parë artistja shqiptare, ndërsa në imazhet e tjerë ka vendosur vetëm një emoji me zemër të zezë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komplimentet që ka pranuar nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe fansat e saj që ngelën të befasuar nga ky transformim i 28-vjeçares.

Luana aktualisht është fokusuar në emisionin e ri “Take me Out” që pritet të fillojë së shpejti në Top Channel.

Related posts