
Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca me t’u lehtësuar masat kundër pandemisë së koronavirusit është parë sot në Kosovë.
Bukuroshja shqiptare ka thënë se është e lumtur që është kthyer në punë.
Fillimisht ajo është shfaqur duke e bërë një fotosesion në një hotel në Prishtinë kurse më vonë ka postuar disa fotografi ku shihet një pamje e bukur e një peizazhi të fushave kosovare.
Ndryshe, Luana gjatë kësaj kohe ka qenë e vetizoluar dhe shpeshherë ka postuar foto derisa është parë edhe në ballinën e një reviste turke.
Po ashtu, ajo gjatë COVID-19 ka publikuar edhe këngën e saj më të re, “Pa Panik” këngë e cila ka më shumë se një milion klikime deri me tash.

