
Luana Vjollca po vazhdon t’i shijojë pushimet në Mykonos të Greqisë.
Moderatorja e njohur ka sjellë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku nuk ka lënë anash theksimin e linjave.
Edhe këtë herë nuk ishte më ndryshe, Luana ka pozuar në disa imazhe e që në pah vuri format atraktive të turpit. Prezantuesja shqiptare shihet e veshur në një fustan të zi dhe të tejdukshëm, me grim të theksuar dhe buzë të kuqe.

Foto: Luana Vjollca/Instagram
Luana dukej e lumtur dhe plot sharmë, ndërsa është argëtuar në mbrëmjet verore të mbushura me vizitor në Mykonos.

Foto: Luana Vjollca/Instagram
“Gjithçka që më duhet është dashuria jote sonte”, ka shkruar Luana sipër fotografive.
Bukuroshja shqiptare në disa postime që ka bërë gjatë këtyre ditëve deklaroi se pas 8 vitesh po i shijon festat dhe ndejat muzikore, pasi gjithë këto vite ishte e përkushtuar në karrierë.

Foto: Luana Vjollca/Instagram
Ndërsa, Luana pritet që shumë shpejt të vije me një projekt të ri televiziv, ndonëse ende nuk ka bërë të ditur se në çfarë formati do ta shohim. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram