
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi ka reaguar lidhur me meçin e madh të Florian Markut nesër.
Marku do të boksojë nesër në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
E Krasniqi i ka uruar fat Markut dhe beson se ai do të dalë fitimtar.
“Nesër, në Tiranë, Florian Markun e pret një luftë e rëndësishme. Jam i bindur se me talentin e veçant dhe vullnetin e vendosmërin e tij, do te triumfon si edhe në luftën e kaluar. Unë e përgëzoj dhe uroj që me suksesin e tij të na gëzon edhe mëtej!”, shkroi Krasniqi.