
Ish-boksieri kosovar, Luan Karasniqi ka komentuar meçin mes Robin Krasniqit dhe Bosel që do të zhvillohet këtë të shtune.
Meçi pritet të jetë mjaft i vështirë për Krasniqin, por që do të mundohen të jep më të mirën nga vetja, shkruan GazetaProjekti.
Para këtij dueli të fortë ka folur edhe ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi i cili tha se beson tek Robini dhe se është me të gjithmonë.
“Mezi po pres meçin e fuqishëm mes Robin Krasniqi dhe Dominic Bösel të shtunën. Dhe jam i bindur që Robini mund ta përsërisë suksesin e tij. Gjithsesi unë jam për të”, tha Luan Krasniqi.