970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Lotaria zvicerane,askush s’e fitoi sot Jack Pot’in, të mërkurën mblidhen rreth 61 milionë franga

Lotaria zvicerane,askush s’e fitoi sot Jack Pot’in, të mërkurën mblidhen rreth 61 milionë franga

Asnjë person me fat sot nuk mundi të fitonte jackpot-in e lotarisë me vlerë 56.5 milionë franga. Të mërkurën e ardhshme do të jetë 61 milionë franga, transmeton albinfo.ch.

Në shortin e së shtunës janë tërhequr numrat 5, 7, 10, 24, 36 dhe 37. Numri me fat është 4.Më parë kishte 56.5 milionë franga në jackpot teksa në shortin e mbrëmjes së të mërkurës së kaluar, Lotto zvicerane të paktën zgjodhi një milioner të ri, shkruan Blick.

Fitimi më i lartë individual deri më tani është 48.6 milionë franga

Fitimet më të larta të lotarisë të paguara për një individ deri më sot janë 48,598,077 franga. Shifra u arrit në vitin 2014 me numrat 3,4,7,21,22,23 dhe numrin me fat 2. Megjithatë, jackpot-i më i lartë i arritur ndonjëherë në Lotton zvicerane është ende shumë larg: në dhjetor 2016, 70 milionë franga ishin grumbulluar.

Swisslos priste që jackpot-i i së shtunës të tërhiqte dy herë e gjysmë më shumë lojtarë se zakonisht. Mundësia për të arritur jackpot-in është 1 në 31 milionë.

Related posts