Futbollistët e Barcelonës kishin pranuar t’ju zvogëlohej rroga vetëm për ta rikthyer yllin brazilian
Futbollistët e Barcelonës ishin të gatshëm të bënin sakrifica vetëm për t’ia mundësuar klubit që ta rikthente Neymarin në Camp Nou, shkruan Gazeta Express.
Gerard Pique ka zbuluar se ai me shokët e skuadrës ishin munduar ta ndihmonin klubin që ta transferonte yllin brazilian nga Paris Saint-Germaini, shkruan Cadena Ser.
Qendërmbrojtësi spanjoll ka treguar se disa lojtarë kishin kërkuar që t’ju zvogëlohej rroga për ta mundësuar rikthimin e Neymarit.
Sidoqoftë, marrëveshja në mes të palëve nuk ishte arritur dhe tash lojtari është i fokusuar në klubin aktual, me të cilin i ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje sezonale në Ligue 1.