970×90
970×90
970×90
970×90

Llojet e sëmundjeve kancerogjene më të përhapura

Llojet e sëmundjeve kancerogjene më të përhapura

Kanceri i gjirit është vrasësi numër një i grave, e për këtë janë ndërmarrë fushata të shumta sensibilizuese që gratë të kryejnë kontrolle të shpeshta për ta kapur sëmundjen në fazat fillestare të saj. Në 2016-n lloji më i përhapur i kancerit në popullatën shqiptare ishte kanceri i gjirit. Sipas të dhënave të portalit OurWorld In Data, që përpunon informacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 0.08 për qind e popullsisë vuante nga ky lloj kanceri në 2016-n. Ky lloj kanceri përhapet kryesisht tek gratë.

Edhe pse është një ndër llojet më të përhapura të kancerit, të dhënat e tërthorta tregojnë se pjesa më e madhe arrijnë që ta luftojnë këtë lloj kanceri. Për fat të mirë, numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në 2016-n ishte më i ulëti në rajon, ku për 100 banorë, 6.5 kishin vdekur nga kjo kategori. Në Bosnje, numri i grave që vdiqën nga kjo sëmundje ishte 10.2 për 100 mijë banorë, ndërsa në Malin e Zi, 9.3. Në Maqedoni dyfish më shumë gra vdiqën prej kancerit të gjirit në krahasim me Shqipërinë, ndërsa në Serbi 14.1 për 100 mijë banorë.

Lloji i dytë më i përhapur isht kanceri i prostatës. Sipas të dhënave 0.6 për qind e popullsisë vuante nga ky lloj. Nga të dhënat e përpunuara dhe krahasuar me të gjithë rajonin, ky lloj kanceri është më i përhapuri në Shqipëri. Për 2016-n numri i vdekjeve në 100 mijë ishte 9.3. Numri i vdekjeve në Maqedoni ishte nëntë, ndërsa më të ulëtin e kishte Bosnja me 7.8 vdekje.

Më pas kanceri i tretë më i përhaur në popullatë është kanceri i zorrës së trashë. Rreth 0.03 për qind e popullsisë vunte nga ky lloj kanceri në 2016-n.

Më pas renditen kanceri i aparatit të frymëmarrjes 0.031, tumoret në veshka 0.02, kanceri i stomakut 0.01 etj.

Related posts