970×90
970×90
970×90
970×90

Kadri Veseli nis fushatën, a po e paralajëmëron rrëzimin e qeverisë

Kadri Veseli nis fushatën, a po e paralajëmëron rrëzimin e qeverisë

Shefi i PDK’së, Kadri Veseli, është rikthyer nëpër fushatën, në qytete të ndryshme. Të shtunën ka zgjedhur Pejën për të folur për rininë. Aty, ka thënë se ai kushdo që ka marrë përgjegjësi duhet të bëjë punë e jo të dështojë. Ka thënë se PDK është partia e vetme që u ka dhënë më së shumti hapësirë të rinjve.

Kadri Veseli i ka dërguar mesazhe Ramush Haradinajt nga Peja. Në Dukagjin, Kryetari i PDK’së e ka vazhduar fushatën e nisur me sloganin “Dekada e re”.

“Ne duhet të punojnë që ta ruajmë rininë të jetojë në Kosovë”, ka thënë Veseli, nga Peja.

“Kur ju voton dikush dijeni se ju beson. Mos e zhgënjeni kurrë. Dështimi në fund i mbetet atij që ka qenë i zgjedhur”, ka thënë Veseli, në Pejë.

Veseli po merr pjesë nëpër degët e PDK’së në një fushatë në zgjedhjet rinore të partisë.

Kadri Veseli asnjëherë s’e ka përjashtuar rrëzimin Qeverisë së Kosovës. Në deklarimet e fundit, ai kishte thënë se rrëzimin e Qeverisë mund ta bëjë edhe Ramush Haradinaj. Ndërkohë, ky i fundit kishte thënë se Qeverinë mund ta rrëzojë edhe Hashim Thaçi përmes katër deputetëve të Drenicës.

Aktualisht, Qeveria e koalicionit PDK-AAK i ka vetëm 52 deputetë.

 

Related posts