970×90
970×90

Llapjani vrau sonte baxhanakun aksidentalisht në gjueti

Llapjani vrau sonte baxhanakun aksidentalisht në gjueti

Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Mentor Kajtazi, siç raportojnë mediat nuk mundi t`u bëjë ballë se plagëve që mori nga të shënat me armë.

I dyshuar për vrasjen e tij mësohet se është Florim Bujaku.

Ata mes vete ishin baxhanakë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç, Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”

Related posts