970×90
970×90

Llapi transferon portierin e njohur italian

Llapi transferon portierin e njohur italian

Llapi e ka prezantuar portierin e njohur italian Giacomo Nava, i cili ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën që drejtohet nga Tahir Batatina.

Fotografia e K.F. Llapi

“Ka arritur përforcimi më i madh i klubit në këtë afat kalimtar, Giacomo Nava i cili me cilësitë që posedon pritet të jetë siguria e madhe e Llapit. Nava para pak çastesh ka firmosur kontratën që e mban në klub deri në verën e vitit 2021”, thuhet në njoftimin e Llapit.

p22-vjeçari i lindur në Lavagna të Italisë është reprezentues i Italisë në grupmoshat e reja. Spikasin paraqitjet e tij të shumta duke filluar nga gjenerata U19 e klubit të madh italian Sampdoria. Ka mbrojtur edhe për Lentigione dhe Lecco, kurse në edicionin e fundit ishte pjesë e klubit italian, Riminit. Në karrierën e tij të pasur, numëron 113 paraqitje, prej tyre ka 43 ndeshje pa gol të pranuar.

Related posts