Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se mbrëmë ka pasur shqetësime shëndetësore dhe se ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Pas përkujdesjes, ai ka bërë edhe testin për Covid-19, në Klinikën Infektive.
“Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:
Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për covid-19, në Klinikën Infektive.
Jam në pritje të rezultateve.
Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar.
Respektoni udhëzimet e IKShPK, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!