970×90
970×90
970×90
970×90

Lladrovci pret kampionin e botës: Kam besuar gjithmonë në guximin dhe talentin e tij

Lladrovci pret kampionin e botës: Kam besuar gjithmonë në guximin dhe talentin e tij

Kampioni i botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi sot ka qëndruar në Drenas ku është pritur nga kryetari Ramiz Lladrovci. Lajmin e ka bërë publikë kryetari Lladrovci i cili ka vlerësuar lartë rolin e Krasniqit në botën e sportit në boks. Shkruan Gazeta Projekti

Lajmi i plotë nga kryetari i Lladrovci:

Sot, kemi qenë të nderuar me vizitë në komunën e Drenasit të kampionit botëror në boks, Robin Haxhi Krasniqit, mikut tim i cili na bëri të gjithëve krenar.

Miqësia ime me sportistët është e veçantë, ndërsa nga takimi i parë, tash mikun tim, boksierin Krasniqi, shumë vite më parë, e kam parë dhe vlerësuar shumë guximin, talentin dhe besimin e tij në fitore.

Sot, Robin Haxhi Krasniqin e kam pritur në Zyrën time, ku ia kam dhuruar Mirënjohjen për kontributin e tij në promovimin e sportit dhe lartësimin e shtetit tonë, ia kam dhuruar librin e Bedri Islamit kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Po ashtu, ia kam dhuruar medaljonin e punuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave të Drenasit.

Ndërsa ai ka shkruar përshtypje në librin e mysafirëve të komunës, “Forca e bën fuqinë”.

Më pastaj kemi bërë nderim dhe kemi vendosur lule të freskëta pranë shtatoreve të heronjve dhe heroinës në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Ne kishim planifikuar edhe takim në klubin e Futbollit “Feronikeli”, por për shkak të kohës, takimi do të mbahet sonte.

Jemi krenar me përkushtimin tuaj miku im, Robin Haxhi Krasniqi, me promovimin e shpirtit garues dhe sportit si dhe promovimin e shtetit dhe vlerave tona!

Related posts