
Ata kanë demoluar skuadrën e Arsenal, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5:1.
Ishin Arsenal që realizuan golin e parë të takimit, me anë të Maitland Niles, në minutën e 11’, por që ishte gjithçka që “gunners” treguan.
Liverpool u rikthye brenda pesë minutave për të realizuar dy herë me anë të Roberto Firminos (14’ 16’) dhe për të përmbysur gjithçka.
Në minutën e 32’, pas asistimit të Mohamed Salah, ishte Sadio Mane i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3:1.
Për të vulosur rezultatin e pjesës së parë u përkujdes egjiptiani Salah, i cili penalltinë e fituar vet, e konkretizoi në gol.
Në pjesën e dytë ishte edhe njëherë Firmino i cili u përkujdes për ta kompletuar het trikun personal dhe për të vulosur rezultatin e takimit.
Braziliani realizoi nga pika e bardhë, kur po luhej minuta e 65’.
Liverpool kështu grumbullojnë 54 pikë, 9 më shumë se Tottenham që pozicionohet në vendin e dytë dhe 10 më shumë se Man City, të cilët nesër përballen me Southampton.