
Ka eskaluar situata në protestën që po mbahet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Protestuesit janë nisur drejt Qeverisë ku janë përballur me kordonin e policisë së ndodhej aty.
Ata po kërkojnë që të kalojnë shkallët e Qeverisë, por nuk janë lejuar nga Policia, shkruan Reporteri.net.
Qytetarët janë duke bërë rezistencë, duke tentuar të afrohen te shkallët e Qeverisë.
Aty është parë edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili është përplasur me policinë duke tentuar të futet brenda objektit të Qeverisë.