Lista Serbe i dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës Lista Serbe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Këtë e konfirmoi për Express Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Lista Serbe, të shtunën bëri të ditur se do të largohen nga institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit për targat. Ndërkaq, dje në Mitrovicë të Veriut u mblodhën qytetarë serbë, të cilët kërkuan tërheqjen e vendimit për targat dhe krijimin e asociacionit.