
Deputeti nga Lista ‘Guxo’, Haxhi Avdyli, ka njofuar se ky subjekt politik sot do të mbajë Kuvendin e parë, ku do të dalin organet udhëheqëse të partisë.
“Pas mbajtjes së suksesshme të zgjedhjeve nëpër degë ku u zgjodhën udhëheqësit dhe delegatët e rretheve, kemi arritur në momentin kur ky proces do të kurorëzohet me Kuvendin qendror zgjedhor”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka treguar se Kuvendi i Listës ‘Guxo’ do të mbahet në orën 16.30 në Hotel Emerald.
Gazeta “Epoka e re” nga burimet e saj brenda partisë ‘Guxo’ ka marrë vesh se për momentin janë tre emra për kreun e partisë, që njëri prej tyre do ta marrë drejtimin e partisë: Donika Gërvalla, Faton Peci dhe Haxhi Abdyli.
Lisa ‘Guxo’ është themeluar nga Vjosa Osmani, e cila aktualisht është presidente e vendit.