
Gjykata Supreme ka liruar sot nga paraburgimi të arrestuarat për rrahjen e të moshuares brenda qendrës “Orenda” në Pejë.
Ndaj këtij vendimi, ka reaguar avokati i familjes së të moshuares. Në një prononcim për Klan.tv, Meshir Selimaj, ka theksuar se ata e kanë humbur besimin në drejtësi.
“Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtejshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua”, theksoi avokati Selimaj.
Kujtojmë që para disa javëve, videoja që u publikua në publik tronditi Kosovën, pasi pamjet qenë të rënda.