970×90
970×90
970×90
970×90

Lipoveci: Diaspora e interesuar për investime në Kosovë

Lipoveci: Diaspora e interesuar për investime në Kosovë

Diaspora shqiptare është shumë e interesuar për të sjellë investime në Kosovës dhe kjo është parë edhe nga vizitat që i kanë pasur zyrtarët e qeverisë së Kosovës në vende të ndryshme të botës.

Avdyl Lipoveci drejtor i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, tha se investimet strategjike dhe kërkesat e diasporës duhet të kenë një trajtim më të veçantë dhe në këtë drejtim po punohet.

Ai ka folur edhe për prezantimin e Kosovës që i kanë bërë në Kanada, duke veçuar minierat e Kosovës. “Gjatë vizitës ministri Gashi ka prezantuar mundësitë e Kosovës për investimet kanadeze dhe pati interesim për këtë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Lipoveci ka folur edhe për muajin nëntor që në Kanada do të jetë muaji i kulturës shqiptare. “Është vështirë të dihet se sa shqiptarë janë në Kanada, por është prej 10 mijë deri në 15 mijë”, tha ai.

Kurse për kushtet që i ka Kosova për investimet e huaja, Avdyl Lipoveci drejtor i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, bëri me dije se shteti i Kosovës po bënë lehtësira që ata të sjellin kapitalin e vet.

Related posts