
Loja veçse ka nisur mes banorëve në BB VIP Albania.
Gazetarja shqiptare, Paloma ka pyetur modelen, Beniada se kush është djali nga banorët VIP që i përshtatet tipit që ajo pëlqen, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka nisur përshkrimin e saj duke folur për këngëtarin Ardit Çuni, që është tip i thjeshtë dhe e bën të ndihet rehat e jo në siklet.
Madje, banorët, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj po e ngacmonin, derisa Iliri u shpreh se ai ka një ide se kush mund të bëhet çift brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Beniada tutje shprehu se ajo do donte një tip që nuk e vret shumë mendjen, që është edhe intelegjentë, derisa pamja e jashtme për të s’ka rëndësi.